Aktualitet

Opozita u distancua, të rinjë e PD-së dhe LSI-së ‘sulmuan’ banesën e ambasadorit Borchard (VD)

14 Maj 2019, 07:28 Nga DOSJA
Opozita u distancua, të rinjë e PD-së dhe LSI-së

Tiranë- Banesa e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt pak ditë më parë u njollos me bojë dhe në muret e saj u shkrua:” Borchardt, të të vijë turp”.  E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së.

Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme “çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD. Pra PD nuk mori përsipër këtë akt të të rinjve.

Kush janë “kërcënuesit” e ambasadorit të OSBE-së?

Ata janë një grup të rinjsh të PD-së dhe LSI-së,  të cilët shkruan me bojë në murin ku banon ambasadori. Në videon e publikuar nga “Opinion.al” mes të rinjve janë Marsjan Frroku dhe Frenkli Prengaj, të dy banorë të njësinë numër 2 në Tiranë. Prengaj është i pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi ndaj banesës së borchardt të rinjtë që sulmuan banesën sulmi ndaj banesës së borchardt të rinjtë që sulmuan banesën

Sondazh

Poll