Aktualitet

Vodhën mbi 100 shtëpi në Francë, shkatërrohet banda e ‘skifterave’, 7 persona në pranga

14 Maj 2019, 07:51 Nga DOSJA
Vodhën mbi 100 shtëpi në Francë, shkatërrohet banda e

FRANCË- Shtatë shqiptarë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të zhvilluar më 23 prill në Francë dhe në Shqipëri.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhje me forcë të rreth 100 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018. Vlera e sendeve të grabitura prej banesave përllogaritet rreth 300 mijë euro dhe përfshirë bizhuteri, sende me vlerë apo para “cash.”

Të arrestuarit janë identifikuar si 4 anëtarë të familjes Kajtazi, të drejtuar nga Arif Kajtazi, të cilët janë rezidentë prej vitesh në rajonin e Nancy-t. Baba dhe djali i tij, janw arrrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Ndwrsa, nëna dhe nusja janë vendosur nën kontrollin gjyqësor.

Ndërsa në Shqipëri, me urdhër të prokurorit Besim Hajdarmataj u ndaluan Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale si: “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”. 

Edhe pse operacioni është kryer më shumë se tre javë më parë, detajet dhe rezultatet e operacionit u bënë publike ditën e djeshme gjatë një konference për mediat nga kryeprokurori i rajonit të Nancy-t, François Pérain dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.

Prokurori francez e konsideroi rast të suksesshëm bashkëpunimin me autoritetet shqiptare për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar. Ndërsa prokurori Hajdarmataj e vlerësoi këtë operacion si “një sinjal të qartë për grupet kriminale shqiptare që e konsiderojnë Shqipërinë si një vend ku mund të fshehin gjurmët e krimeve të kryera në Francë”.

“Këta persona do të gjykohen me rreptësi nga drejtësia shqiptare,”-shtoi prokurori Hajdarmataj. Për të arrestuarit në Shqipëri Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”. 

Për shkak të mungesës së marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe Francës, tre të arrestuarit në Shqipëri do të gjykohen nga Gjykata për Krime të Rënda. Ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar në Francë pritet të gjykohen nga autoritetet gjyqësore të rajonit të Nancy-t.

Por si funksiononte grupi?

Shqiptarët procedonin çdo herë, në mënyrë të ngjashme. Gjatë mbrëmjes, ata hynin në shtëpi të zbrazëta, banorët e të cilëve ishin ende në punë. Duke përforur forcë dhe mjetet ndihmëse, ato hapnin dyert apo dritaret dhe hynin brenda për të vjedhur bizhuteritë dhe të hollat.

Familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve, ndërsa tre të tjerët pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku edhe dorëzonin sendet e grabitura.

Përveç vjedhjeve të kryera në Francë, shqiptarët dyshohet se e kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal edhe në Belgjikë, Gjermani, Itali dhe Spanjë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleks marku alfons perloka arif kajtazi arrestimi i bandes nga laci besim hajdarmataj besnik fufi françois pérain aleks marku alfons perloka arif kajtazi arrestimi i bandes nga laci besim hajdarmataj besnik fufi françois pérain

Sondazh

Poll