Aktualitet

Protesta e opozitës, ndalohen 7 persona për goditjen e Dr. të Policisë

14 Maj 2019, 07:29 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, ndalohen 7 persona për goditjen e Dr. të

TIRANË- Pas protestës së djeshme, ku opozita marshoi tek 5 institucionet kryesore të vendit, (Lexo këtu) policia ka ndalur 7 persona

Po ashtu, mësohet se gjithsej janë 22 persona të proceduar, 15 prej tyre  në gjendje të lirë. Shkaku i procedimit dhe ndalimit të protestuesve ka të bëjë me goditjen e institucioneve, mes të cilave edhe atë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Mbi të proceduarit rëndojnë akuzat për veprat penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë – 22 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës, ndër ta 7 të arrestuar.

Në datë 13 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme dhe më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas pranë DPPSH, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek DPPSH dhe DVP me kapsolla, punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.

Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta kanë mbetur të plagosur 3 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën e parë pranë spitalit të Traumës dhe SQU.

Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 7 persona, për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive.

Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 15 persona të tjerë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ditën e djeshme, opozita zhvilloi një protestë marshim për rreth tre orë në 5 institucionet kryesore të vendit, pasi sipas tyre ato janë të kapura nga krimi. Protesta e 13 majit vjen si reagim ndaj dhunimit të Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike Sait Dollapi. Ndonëse protesa e djeshme nuk kishte akte dhune si ajo e 11 majit, sërish disa protestues kanë hedhur kurë, kapsollë, shashka e molotov drejt institucioneve. Opozita shprehet se nuk do të ketë asnjë hap pas në aksionin e saj, ndërsa dënuan dhunën në protestën e 11 majit.

(K.M & B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 në kërkim arrestohen 9 persona protesta e 13 majit protesta e opozites 13 maj 2019 4 në kërkim arrestohen 9 persona protesta e 13 majit protesta e opozites 13 maj 2019

Sondazh

Poll