Aktualitet

Skandal/Skanerët për kontrollin e automjeteve në doganën e Vlorës prej 3 vitesh jashtë funksionit

14 Maj 2019, 08:05 Nga DOSJA
Skandal/Skanerët për kontrollin e automjeteve në doganën e

Vlorë- Në pikën doganore të portit të Vlorës prej 3 vitesh skanerët që duhet të kontrollojnë automjetet apo kamionët është jashtë funksionit.

Dosja.al mëson se kontrollet në doganë bëhen nga agjentët doganorë në mungesë të aparaturave, të cilat duhet të skanojnë çdo lloj automjeti që hyn apo del në tokën shqiptare. Theksojmë se pika doganore e Vlorës është e një rëndësie të veçantë pasi nëpërmjet portit hyjnë e dalin shumë kamionë tregtarë, por edhe pasagjerë.

Po kështu nuk punojnë as skanerët në këtë port, në të cilat kalohen valixhet e pasagjerëve. Mësohet se ato do të jenë në funksion kur të përfundojë terminali i ri, pasi do të vendosen skanerë të rinj.

Porti i Vlorës është një nga pikat më të rëndësishme doganore në vend, ku në shumë raste janë kapur drogë apo mallra kontrabandë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 vite porti vlore pa skaner porti vlorë skanerët jashtë funksionit 3 vite porti vlore pa skaner porti vlorë skanerët jashtë funksionit

Sondazh

Poll