Aktualitet

Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për vdekjen e Major Tanushit: U bashkohemi në vajtim

14 Maj 2019, 07:25 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA shpreh ngushëllimet për vdekjen e Major Tanushit: U

TIRANË- Pas humbje s së jetës së Major Klodian Tanushit në Letoni, (Lexo këtu) ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada shpreh ngushëllimet për familjen e Majorit dhe miqtë e tij, ndërsa shton: “Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”.

Postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni. Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij.

Kujtojmë se Major Tanushi u plagos për vdekje më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj. Trupi i të ndjerit do të vijë në atdhe të mërkurën.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba klodian tanushi vdekja e major klodian tanushit ambasada e shba klodian tanushi vdekja e major klodian tanushit

Sondazh

Poll