Bota

Mediat serbe sulmojnë politkanët e Kosovës: Thaçi dhe Haradinaj do të shkojnë në Hagë

13 Maj 2019, 06:09 Nga DOSJA
Mediat serbe sulmojnë politkanët e Kosovës: Thaçi dhe

SERBI– ‘Vëllai i kryeministrit të Kosovës, Daut Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi duhet që të dalin në Gjykatën e Hagës,”-kështu e kanë hapur faqen e parë disa prej mediave serbe. 

Artikulli kundër dy prej politikanëve më të njohur në Kosovë është publikuar në disa media serbe, ndërsa “Blic” ka vendosur të hapë faqen e parë të gazetës. 

I gjithë artikulli është i mbështetur në disa burime që pohojnë që shqiptarët do të dalin para Gjykatës së Hagës për të rrëfyer të gjithë krimet e luftës.

Përgjatë artikullit nuk ka mbetur pa u përmendur as kryeministri Ramush Haradinaj, i cili gjithashtu ka qënë i akuzuar dhe gjykuar në Hagë për krime lufte. 

“Burimi thotë se Ramush Haradinaj nuk do të paditet për shkak të mungesës së dëshmitarëve, pasi kushdo që mund të tregonte ndonjë gjë për krimet e tij u zhduk nga faqja e dheut,”-shkruan Blic.

(k.m/dosja.al) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni daut haradinaj hashim thaci krimet e luftes ne kosove lufta e kosovës daut haradinaj hashim thaci krimet e luftes ne kosove lufta e kosovës

Sondazh

Poll