Aktualitet

Sherr mes vëllezërve në Tiranë, 12-vjeçari qëllon me thikë të vëllanë adoleshent, si është gjendja e tij

2 Prill 2021, 12:03 Nga DOSJA
Sherr mes vëllezërve në Tiranë, 12-vjeçari

TIRANË– Sherr mes dy të miturve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:30, ku një 12-vjeçar qëlloi më thikë të vëllain, 17 vjeç. Adoleshenti është dërguar në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 13:30, në rrugën “Hysen Xhura”, janë konfliktuar për motive të dobëta 2 vellëzër me njëri-tjetrin. Si pasojë e konfliktit një shtetas i mitur 12 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tirane tirane policia e tirane tirane

Sondazh

Poll