Aktualitet

“Vrasëse! Qentë mbyten me acid, na lini t’i marrim ne!”/ Protestë për mbrojtjen e kafshëve para Spitalit të Kombinat

2 Prill 2021, 05:42 Nga DOSJA
“Vrasëse! Qentë mbyten me acid, na lini t’i marrim

TIRANË– Zhdukja e kafshëve endacake në Tiranë ka zgjuar revoltën tek qytetarët, të cilët kanë dalë për mbrojtjen e të drejtave të qënieve që nuk mund të mbrojnë veten. Grupe qytetarësh, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe figura të njohura publike, janë mbledhur fillimisht para Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe më pas janë zhvendosur në Qendrën e Strehimit të Kafshëve në zonën e Kombinatit. 

Protestuesit kërkuan mbylljen e Spitalit të Kafshëve në Kombinat, duke akuzuar drejtuesen e institucioneve së po dhunon kafshët dhe se brenda godinës i vrasin me acid, ndërkohë që nuk kanë munguar përplasjet edhe me punonjësit e Policisë. Qytetarët kanë kërkuar që të futen në godinë dhe të shpëtojnë kafshët, por nuk janë lejuar nga “blutë”.

Gjithçka nisi pasi një video të publikuar nga “Animal Rescue Albania”, e cila bërë virale ditën e djeshme. (Shiko këtu) Në videon e publikuar, duken punonjësit e Bashkisë që marrin një qen dhe e fusin në kafaz për ta larguar nga shtëpia e tij, pavarësisht thirrjeve të qytetarëve për ta lënë të lirë. 

Mirëpo rasti i djeshëm, nuk është i pari me Bashkinë e Tiranës. Prej vitesh publikohen pamje që tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugëve në Tiranë. Madje ka edhe denoncime se katërputroshët e grumbulluara, vriten në vaksë me acid. Megjithatë Bashkia deri më tani ka hedhur poshtë çdo aludim, duke u shprehur se kafshët që mblidhen sterilizohet dhe matrikullohen, më pas lihen të lirë.

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet animal rescue albania” proteste per kafshet ne tirane proteste perballe bashkise qeni ne tirane animal rescue albania” proteste per kafshet ne tirane proteste perballe bashkise qeni ne tirane

Sondazh

Poll