Aktualitet

“Dyshojmë vetëm tek Çapjat!”/ U vra pa folur kurrë para Gjykatës, DËSHMIA e fundit e Saimir Beqirit, i riu nuk përmen

1 Prill 2021, 17:32 Nga DOSJA
“Dyshojmë vetëm tek Çapjat!”/ U vra pa folur

ELBASAN– Saimir Beqiri drejtoi gishtin nga “Çapjat”! Vëlllai dhe djali i Gentian dhe Nezir Beqirit, i vrarë 4 vite pas tyre, rrëfeu gjithë çfarë dinte para hetuesëve të Elbasanit 9 vite më parë. Ora Neës siguron dëshminë e plotë të Saimir Beqirit, nuk arriti që të dëshmonte kurrë në gjyq, pasi u vra duke punuar. 

Pak ditë pas vrasjes së dyfshitë në banesën e tij, në muajin gusht 2012, Saimir Beqiri është pyetur në prokurori duke deklaruar se “kam qenë në shtëpi kur e kam marrë vesh se kishin vrarë vëllain Gentjanin dhe babain tim Nezirin.”

Sipas tij, gjithçka nisi pasi Gentiani në vitin 2005 vrau me disa shokë, Sokol Çapjan, duke ngjallur kështu edhe ndjenjën e frikës për hakmarrjen e Çapjave. Megjithatë nuk përmend kurrë emrat e personave që dyshonte se mund të kishin vrarë babain dhe vëllanë e tij brenda në banesë.

Dy ditë më parë, në Elbasan për këtë ngjarje të rëndë u arrestua Ardian Çapja dhe është lënë në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja, është ende në kërkim, pasi për herë të fundit rezulton se ka fluturuar drejt Stambollit.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan saimir beqiri vrasja e gentian beqirit elbasan saimir beqiri vrasja e gentian beqirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 15:49

TIRANË– 6 viktima dhe 349 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...