Aktualitet

Punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ARRSH njoftim: Kërkojmë mirëkuptim! Ja ku DUHET të kaloni

1 Prill 2021, 17:05 Nga DOSJA
Punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”,

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar banorët e zonës së Unazës së Re por edhe drejtuesit e mjeteve lidhur me mënyrën e re të lëvizjes së në zonë. Sipas ARRSH-së, rrethrrotullimi provizor i krijuar në Astir do të eliminohet dhe aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga Pallati me Shigjeta. 

ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK

Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se: Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta. ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh punimet tek unaza e re unaza e re arrsh punimet tek unaza e re unaza e re

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 15:49

TIRANË– 6 viktima dhe 349 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...