Aktualitet

Punonjësit e Bashkisë ua “rrëmbyen” qenin para shtëpisë, vajzat bëhen virale, kërkojnë me çdo kusht kafshën e tyre

1 Prill 2021, 17:24 Nga DOSJA
Punonjësit e Bashkisë ua “rrëmbyen” qenin para

TIRANË– Një video e publikuar në “Animal Rescue Albania” ka bërë bujë në rrjete sociale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranë kanë nisur sërish me mbledhjen e kafshëve të rrugës, të cilat i fusin në kafazë, për t’i dërguar më pas ku dihet se ku. Videoja e bërë virale, tregon disa vajza, të cilave u kanë marrë qenin. 


Gjatë gjithë pamjeve të xhiruara, vajzat bërtasin dhe kërkojnë që të marrin mbrapsht qenin e tyre, duke kërcënuar se do të denoncojnë rastin.

“O lëshoni qenin se do të të bëj denoncim. Lësho qenin. Do çoj gjithë pallatin,”-dëgjohen vajzat në video. Mirëpo një shpjegim më të qartë lidhur me gjithë situatën ka dhënë faqja e ASA në Shqipëri: E tmerrshme!Qe pa gdhire mire,fillim muaji e njejta fushate si gjithmone! Pastrojne rruget & fati i ketyre qenve nuk dihet! Skandaloze menyra e komunikimit & trajtimi qe u behet qenve ne momentin qe kapen! Mos lejoni te marrin qente e pallateve ku ata jane si me shtepine e tyre! Mos lejoni ti vrasin! Kundershtoni forte se hallet e shqiptareve nuk jane keto! Shperndajeni masivisht videon! Shqiptaret i duan kafshet & kujdesen dhe per ato qe nuk kane shtepi! Sensibilizimi sot i gjithe pallatit beri qe ata “HAJDUTE” te linin qenin te lire edhe pse ne gjendje te keqe & u zhduken sa hap e mbyll syte!

Kjo nuk është hera e parë që video të tilla bëhen virale në rrjet dhe tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugëve në Tiranë. 

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet animal rescue albania” qeni ne tirane animal rescue albania” qeni ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 15:49

TIRANË– 6 viktima dhe 349 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...