Aktualitet

“2 vdekje në Shqipëri pas vaksinës kineze”/ Silva Bino SQARON: S’kanë lidhje me injektimin, dozat të mbrojnë nga

1 Prill 2021, 17:16 Nga DOSJA
“2 vdekje në Shqipëri pas vaksinës kineze”/ Silva

TIRANË– Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka sqaruar se nuk ka raste të fataliteteve që lidhen me procesin e vaksinimit në Shqipëri. Duke mohuar kështu lajmet se dy persona të injektuar me vaksinën kineze kishin ndërruar jetë. 

Në një reagim për “Fax”, Bino ka bërë me dije se procesi i vaksinimit po ecën shumë mirë dhe se dozat kanë si qëllim mbrojtjen nga COVID, dhe jo nga sëmundjet e tjera. 

“Nuk është shkak i humbjeve të jetës vaksina. Vaksina anti-COVID të mbron nga koronavirusi, jo nga sëmundjet e tjera. Vaksniat janë të sigurta sepse përpara marrjes së vaksinës në vendin tone, ka një seri dokumentash në një seri kriteresh, të cilat duhet të plotësohen. Ka edhe një komitet të ekspertëve për vaksinimin i cili i vlerëson të gjitha këto elemente dhe natyrisht kjo mbështetet në të gjitha të dhënat ndërkombëtare, në të gjitha vendet ku vaksinat janë përdorur në masë, në miliona njerëz edhe më tej nga studimet e publikuara,”-tha Bino.

Alarmi për dy të moshuarit e vdekur, menjëherë pas vaksinimit u dha nga mjeku Erion Dashi. Ky i fundit, në një postim në Facebook shkruante: “Për shkak të të paktën dy vdekjeve të papritura midis personave që kanë kryer vaksinën CoronaVac (një prej të cilave rast i investiguar personalisht që humbi jetën një ditë pas vaksinimit), i rekomandoj Ministrisë së Shëndetësisë, Komitetit të COVID dhe Komitetit të Imunizimit të pezullojnë përkohësisht fushatën e imunizimit me CoronaVac deri sa këto vdekje të investigohen dhe të provohen si të palidhura me vaksinën në fjalë”.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi silva bino koronavirusi ne shqiperi silva bino

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 15:49

TIRANË– 6 viktima dhe 349 të infektuar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë k...