Politike

Me emra apo me numra? Diskutimet në KQZ për fletën e votimit ndërpriten nga këmbanat e kishës, Celibashi qesh: Vetëm po i

1 Prill 2021, 10:30 Nga DOSJA
Me emra apo me numra? Diskutimet në KQZ për fletën e votimit

TIRANË– Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka diskutuar me përfaqësuesin e Partisë Socialiste në lidhje me fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Celibashi nisi të fliste dhe tha se variant me emra është conform me Kodin Zgjedhor.

Ndërsa Salianji u shpreh se në fakt ajo me numra është versioni që ka më shumë lehtësi. Por Celibashi shtoi se në fakt edhe KQZ-ja ka të drejtën e mendimit dhe në këtë moment nisën të binin këmbanat e kishës. Këtë gjë, Celibshi e mori si bekim

Pjesë nga biseda

Ilirjan Celibashi: Versioni me emra ka lehtësi, është në konform me Kodin Zgjedhor. Nuk kemi propozuar tre variante, por kemi diskutuar tre variante. KQZ ka të drejtën e dhënies së mendimit.

Eirdian Salianji: Duhet emri i kryetarit të Partisë, në krye të fletës së votimit. Ajo me numra ka më shumë lehtësi për votim. Procesi i votimit me emra është më i vonuar. Thelbësore është që të votohet drejt dhe shpejt.

Ilirjan Celibashi: KQZ ka të drejtën e dhënies së mendimit.

(Bien këmbanat)

Ilirjan Celibashi: Vetëm po i bekon ato që po them…(qesh)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erdian salianji ilirjan celibashi erdian salianji ilirjan celibashi

Sondazh

Poll