Politike

Kërkoi pezullimin e vaksinimit me ‘Sinovac’/ Rama i përgjigjet Berishës: I thotë njerëzve zi, fut ankth, pasiguri, dysh

1 Prill 2021, 10:12 Nga DOSJA
Kërkoi pezullimin e vaksinimit me ‘Sinovac’/ Rama i

RROGOZHINË– Deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha që të pezullohet vaksinimi me “Sinovac” për personat mbi 60 vjeç, iu është përgjigjur kryeministri Rama nga Rrogozhina. Ditën e sotme, Rama tha se Saliu është bërë shkes bashkë me Metën dhe Kryemadhin që të nxjerrin në Gjino, duke iu referuar Bashës. Për deklaratën në lidhje me pezullimin e vaksinës, Rama tha se Berisha i thotë njerëzve vetëm zi, teksa i fut ankth, i krijon pasiguri dhe dyshime.


DEKLARATË:

‘Tashti Saliu është bërë shkes bashkë me Ilirin dhe Monikën dhe kanë nxjerrë një Gjino atje si fytyrë të re edhe thonë hajde t’i japim një nuse Gjinos. Nuk bëhet kështu. Shikoni se çfarë bëjnë! Si mundet t’i besohet fati i këtij vendi, e ardhmja e këtij vendi, një njeriu që është vënë aty si kukull. Një kukull që qesh, këndon këngët që ia mësojnë përmendësh, që gënjen pa asnjë gajle dhe s’ka kurajon të thotë asnjë fjalë, kur nga ana tjetër ai që e kurdis del e bën thirrje për mos bërjen e vaksinës.

Bën thirrje duke u thënë njerëzve se vaksina të vdes, se vaksinat janë të skaduara, janë të ndaluara atje ku janë prodhuar, se i vdesin 60-vjeçarët e sipër dhe ky tjetri s’flet fare, nuk thotë asnjë fjalë. Sikur të dilte një nga skuadra jonë të thoshte këto fjalë, ikte, dilte jashtë. Unë të rrija pa folur, e të bëja sikur nuk dëgjoja! Nëse doni që të ndërpritet vaksinimi shkoni dhe votojini asaj. Saliu thotë vaksina të vdes, ai tjetri Peço Vasili nuk ka lënë ditë pa thënë të kundërtën e asaj që duhet t’u thotë njerëzve. Vetëm zi, duke futur ankth, pasiguri, dyshim”, tha Edi Rama.

Deklaratat e Berishës kanë qënë të vazhdueshme në lidhje me pezullimin e vaksinës kineze. Ish-kryeministri ka bërë publike disa denoncime në të cilat thuhej se në Kine kjo vaksinë nuk është aplikuar për persona mbi 50-vjeç, ndërsa një tjetër denoncim i bërë publik nga ai shkruante se ka pasur efekte anësore.

Rama në Rrogozhinë me fermerët/ Komenton fushatën e Bashës, ‘thumbat’ për opozitën. Kryeministri: Meta flet me vete, i rri mendja te burgu. Mesazhi që i dërgoi Albin Kurtit

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne rrogozhine zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne rrogozhine zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll