Aktualitet

VIDEO/ Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër! Ish-bashkëshorti i shitëses, organizator i vjedhjes, tre persona të tjerë

1 Prill 2021, 07:33 Nga DOSJA
VIDEO/ Grabitja e argjendarisë në Gjirokastër!

GJIROKASTËR– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja që ndodhi pasditen e djeshme në një argjendari në Gjirokastër. Mësohet se kanë qënë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin grabitën dyqanin. Organizatori i tyre, Armando Mevlani është ish-bashkëshorti i shitëses së argjendarisë.

Mevlani nuk ka qenë brenda në dyqan në momentin e grabitjes, por ka shërbyer si organizator, duke qenë se kishte informacione për dyqanin. 40-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës, së bashku me personat e tjerë të përfshirë në ngjarje.

Autorët u futën në dyqanin i cili ndodhet në lagjen ’18 shtatori’  me maska dhe pistoleta, ku dhe kanë marrë një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Autorët kanë kërcënuar shitësen, e pasi kanë marrë sendet me vlerë janë larguar nga dyqani me një makinë të bardhë, tip ‘Golf’.

Ndërohë dhe video nga momenti i grabitjes është bërë publike nga ‘Oranews’. Në video shihen dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës arrijnë që të marrin bizhuteritë.

Policia po vijon punën për identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet armando mevlani grabitet argjendari ne gjirokaster armando mevlani grabitet argjendari ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se fëmijëve të tij u ka thënë që të largohen nga Shqipëria. Në studion e “Opinion”, Fevziu pyeti psikol...