Aktualitet

300 mln lekë dëme! Digjet mobileria në Fushë Krujë, defekti elektrik i vuri flakën vendit

1 Prill 2021, 07:29 Nga DOSJA
300 mln lekë dëme! Digjet mobileria në Fushë Krujë,

FUSHË KRUJË– Një mobileri në Fushë Krujë, Nikël, në pronësi të Feride Kallmeti është përfshirë nga flakët dhe është djegur gjatë natës së kaluar.

Mësohet se si pasojë e një defekti të shkaktuar nga një kabull elektrik në sahatin e dritave, flakët janë përhapur në të gjithë mobilierinë duke shkaktuar një dëm prej 300 milionë lekësh.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur gjashtë zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por nuk është bërë i mundur shpëtimi i të gjitha mobiljeve, duke lënë pas dëmin e majmë. Një pjesë e mobilierisë si dhe punishtja ngjitur janë shpëtuar dhe tashmë po bëhet pastrimi i tyre.

NJOFTIMI I POLICISE: Më datë 31.03.2021, rreth orës 23:30, në Nikël, Krujë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në mobilerinë e shtetases F. K., e për pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit .

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet digjet mobileria ne fushe kruje fushë-krujë digjet mobileria ne fushe kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2021, 07:20

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se fëmijëve të tij u ka thënë që të largohen nga Shqipëria. Në studion e “Opinion”, Fevziu pyeti psikol...