Politike

Në prag të zgjedhjeve! Pas ID-së, qeveria merr vendimin e radhës, shtyhet afati edhe për pasaportat e skaduara

31 Mars 2021, 21:22 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria shqiptare, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka vendosur që të zgjasë vlefshmërinë për pasaportat që u ka përfunduar afati. Vendimi i kaluar sot me VKM, është marrë një javë pas vendimit për shtyrjen e afatit edhe për kartat e identitetit.

Vendimi është marrë për të mos ndaluar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Me vendimin e marrë të gjithë personat që identifikimi u ka skaduar, mund të votojnë, pasi vlefshmëria është zgjatuar deri në 30 prill.

Kërkesa për zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave u parashtrua fillimisht nga Partia Demokratike dhe më pas u mbështet nga presidenti Ilir Meta. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike zgjedhjet 25 prill 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2021, 19:56

TIRANË– Koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbas...