Aktualitet

Konteineri doli me pullë të kuqe! Selim Çekaj kërkoi të hapej, ju kthye policëve kur pa kokainën: Gjeni se kush e ka futu

1 Prill 2021, 07:07 Nga DOSJA
Konteineri doli me pullë të kuqe! Selim Çekaj kërkoi

DURRËS– Dosja.al ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 49 kilogramë kokainë. Mësohet se administratori i firmës Ecoalmax, Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, në konteinerin e të cilës u gjet lënda narkotike ka kërkuar vetë që të hapet konteineri.

Në momentin që është shfaqur një pullë e kuqe në skaner, ai u ka kërkuar autoriteteve të portit që ta hapnin. Por, ku ka parë që brenda konteinerit kishte lëndë narkotike, ka deklaruar se ai vetë mban përgjegjësi vetëm për frutat.

“Gjeni se kush e ka futur drogën, unë jam tregtar frutash. Mbaj përgjegjësi vetëm për bananet,”- mësohet se ka thënë ai ndër të tjera. 

Çekaj tashmë është vënë në pranga. 49 kilogramë kokainë u sekuestruan në Portin  Durrësit, pasi vinin nga Ekuadori të ngarkuara në një konteiner me banane. 

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj

Sondazh

Poll