Aktualitet

I njëjti skenar! Sekuestrohen 49 kg kokainë në Portin e Durrësit, ishte nisur nga Ekuadori në konteinerin me banane, prango

1 Prill 2021, 06:44 Nga DOSJA
I njëjti skenar! Sekuestrohen 49 kg kokainë në Portin e

DURRËS– 49 kilogramë kokainë të fshehura në konteinerin me banane që vinte nga Ekuadori janë sekuestruar në Portin e Furrësit. Dosja.al ka mësuar se lënda narkotike kishte për destinacion firmën ECOALMAX në Maminas, që rezulton të jetë në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i cili ndodhet pas hekurave pas sekuestrimit të 613 kg kokainë të gjetura po në një konteiner me banane.

Edhe pse djali ju dënua me 14 vite burg për këtë çështje, Selim Çekaj nuk kishte hequr dorë nga transporti i frutave nga Ekuadori dhe kishte hapur një tjetër kompani para një viti, pikërisht ECOALMAX.

Me porosinë e bananeve, konteineri ishte nisur nga Ekuadori dhe nga porti “Mersin” në Turqi kishte mbërritur në Durrës. Ai u kalua në skaner ku dhe rezultoi me pullë të kuqe, gjë që ngriti dyshimet e autoriteteve portuale. Vetë Çekaj u kërkoi autoriteteve që ta hapnin konteinerin. Kështu, me forsibël, autoritetet prenë anësoret metalike dhe zbuluan 31 pakot me kokainë të mbështjella me letër të zezë që ishin fshehur krah bananeve.

Çekaj mohoi të kishte lidhje me drogën. Ai tha se ishte thjesht një tregtar frutash dhe se efektivët duhet ta zbulonin se kush ia kishte future lëndën narkotike në konteiner. Por, pavarësisht deklaratave, Selim Çekaj, u vu në pranga. Ai tashmë është bashkuar me të birin, Arbër Çekaj. Ky i fundit është dënuar me 14 vite burg po për drogë, e sjellë në të njëjtën skemë me banane nga Ekuadori dhe e kapur në kontejnerët e firmës së tij “Arbën Garden”.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj arber cekaj arrestohet selim cekaj sekuestrohen 49 kg kokaine selim cekaj

Sondazh

Poll