Lihet në burg Ardian Çapja, Gjyqtarët e Elbasanit udhëtuan drejt Tiranës, u futën brenda QSUT-së
1 Prill 2021, 07:12Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e sotme u dha masa e sigurisë për Ardian Çapjan, i cili ndodhet i shtruar në QSUT pas shfaqjes së problemeve shëndetësore. Gjyqtarët e Elbasanit kanë udhëtuar drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin dhe janë future Brenda në spital. Brenda godinës ndodhet gjyqtarja Pajtime Fetahu, avokati i Çapjas dhe Prokurori.
Çapaj u vu në pranga pak ditë më parë pasi akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja. Dy ditë më parë ai u shtrua në spital pasi pati probleme me zemrën.
Për çfarë akuzohet Çapja?
Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Gjatë prangosjes së tij u sekuestrua edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Për të njëjtin krim është shpallur në kërkim edhe Florenc Çapja, nipi i Ardianit. Në momentin që forcat RENEA kanë shkuar në shtëpina e Ardian Çapjas për ta arrestuar atë, brenda kanë gjetur edhe një person tjetër të shpallur në kërkim, Ardi Çekani. Emri i Çapjas doli nga dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi.
(a.b/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS– Dosja.al ka mësuar detaje në lidhje me operacionin e zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u sekuestruan 49 kilogramë kokainë. Mësohet se administrato...
DURRËS– Pamjet që po shikoni vijnë nga Porti i Durrësit, aty ku u sekuestruan 49 kilogramë kokainë.Siç shihet edhe në video, lënda narkotike ishte n...
TIRANË– Maturantët të cilët jetojnë në zona ‘të kuqe’ ndaj Covid e që e zhvillonin mësimin online janë kthyer sot në klasa pas vendimit që bëri të ditur Ko...
DURRËS– 49 kilogramë kokainë të fshehura në konteinerin me banane që vinte nga Ekuadori janë sekuestruar në Portin e Furrësit. Dosja.al ka mësuar se lënda ...
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan të mërkurën se COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashk...
SHQIPËRI– Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe verilindor do të ketë shfaqe të vra...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë sulmin me armë zjarri që terrorizoi Kaliforninë...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar bisedën e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe një biznesmeni në Shkodër, në lidhje me ardhjen e punëtorëve të...