Aktualitet

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve! Sot, maturantët e zonave të nxehta të Covid-19 rikthehen në shkolla

1 Prill 2021, 06:53 Nga DOSJA
Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve! Sot, maturantët e

TIRANË– Maturantët të cilët jetojnë në zona ‘të kuqe’ ndaj Covid e që e zhvillonin mësimin online janë kthyer sot në klasa pas vendimit që bëri të ditur Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Ky ishte vendimi që u bë i ditur ditën e djeshme në konferencën për mediat nga ana e anëtarëve të Komitetit. Kryetarja Mira Rakacolli u shpreh se është më mirë që maturantët të kthehen në klasa pasi kanë provime për të dhënë, mirëpo ajo theksoi se duhen respektuar masat që janë dhënë deri më tani, për të mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën sociale.

Duke u bazuar në shifrat e infeksionit Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë”, tha kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli.

Gjatë ditës së djeshme, u bë e ditur se masat aktuale do të vijojnë të jenë në fuqi. Mbyllja e vendit do të jetë sërish në orën 20:00 deri në orën 06:00 të ditës tjetër. Për këto masa nuk u bë e ditur se deri kur do të qëndrojnë në fuqi. Gjithashtu fluturimet me Britaninë e Madhe do të jenë të pezulluara.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve maturantet rikthehen ne shkolla komiteti teknik i eksperteve maturantet rikthehen ne shkolla

Sondazh

Poll