Politike

‘PS po bën fushatë me vaksinën, e firmosi kryeministri jo kryesocialisti’/ Anëtari i LSI-së ankohet tek “Rregullatori

31 Mars 2021, 20:58 Nga DOSJA
‘PS po bën fushatë me vaksinën, e firmosi kryeministri jo

TIRANË– Anëtari i Komisionit Rregullator i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Muharrem Cakaj në mbledhjen e sotme ka ngritur shqetësimin se Partia Socialiste po përdor procesin e vaksinimit në fushatë elektorale. Cakaj tha se kandidatët për deputetë të PS-së kanë shpërndarë në rrjetet e tyre sociale foto që propagandojnë procesin e vaksinimit. Duke e cilësuar si shkelje veprimet e socialistëve, ai kërkoi nga kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi që të marrë masa.

Risjell në vëmendjen e Komisionit Rregullator por posaçërisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nenin 91 pika 1 të Kodit Zgjedhor, që parashikon ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Prej disa ditësh ka filluar një proces, i shumëpritur vaksinimi për Shqipërinë, mund të ishte edhe më shpejt, por kjo nuk duhet ti japë avantazhe apo disavantazhe asnjë subjekti politik. Kontrata është lidhur nga kryeministri, jo nga kryetari i PS-së apo i bashkisë së Tiranës, prandaj ftoj komisionerin që në mënyrë të menjëhershme të marrë masa të ndalojë propagandën, përdorimin e burimeve publike në mbështetje të një subjekti zgjedhor. Cfarë merite ka kryetari i PS-së apo bashkisë Tiranë, që populli shqiptar paguan dhe po blen vaksina, për të përfituar dhe në spot, për të përfituar avantazhe elektorale. Dhe në spotet, qoftë edhe në Facebook, shikojmë veprimtari jo vetëm e ndaluar, por e paparë dhe dëgjuar në histori, që të miksosh spotin elektoral të një subjekti me vaksinën. Kjo është e tmerrshme, duhet të ndërpritet urgjentisht. Ftoj komisionerin të ndërmarrë një hetim të plotë të thelluar dhe të ndërpritet,”-u shpreh ai në fjalën e tij. 

Pasi ka dëgjuar ankesën e përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Celibashi tha se i mbajti shënim të gjitha kërkesat duke premtuar se do të procesojë siç edhe parashtrohet në ligj.

“Mbajta shënim cfarë tha kolegu i nderuar dhe do ta vlerësojmë dhe do të procedojmë në lidhje me këtë kërkim,”-tha ai.

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz mbledhja e kqz muharrem çakaj kqz mbledhja e kqz muharrem çakaj

Sondazh

Poll

Politike 31 Mars 2021, 19:56

TIRANË– Koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbas...