Bota

Enver Hoxhaj tregon 10 arsye pse PDK-ja nuk e voton Vjosa Osmanin për Presidente

31 Mars 2021, 18:28 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj tregon 10 arsye pse PDK-ja nuk e voton Vjosa Osmanin për

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, ka treguar se do ta mbështesë Vjosa Osmanin për t’u bërë presidente e vendit.

Sipas Gazeëta Express, ai ka paraqitur dhe 10 arsye sepse partia e tij nuk ka vendosur ta votojë Osmanin si presidente. Në listën e publikuar, ndër të tjera thuhet se ajo është një figurë përçarëse dhe një person njëpartiak.

10 arsye pse PDK-ja nuk do ta zgjedhi presidente:

1. Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese por skajshmërisht përçarëse.

2. Vjosa Osmani është kandidate partiake dhe jo konsensuale.

3. Vjosa Osmani është e njëanshme. Ka përdorur zyrën e Presidencës për pazare politike.

4. Vjosa Osmani është në diktatin e plotë të Albin Kurtit dhe interesave të tij. Presidenti duhet të jetë i pavarur.

5. Vjosa Osmani nuk është institucionaliste por populiste. Si ushtruese e detyrës s1% Presidentes ka nënshkruar koalicion parazgjedhor dhe ka bërë veprime në kundërshtimin me ligjin.

6. Vjosa Osmani është e ndikueshme politikisht dhe i ka shërbyer vetëm interesave personale.

7. Vjosa Osmani është propozim shantazhues. Në vend të një kandidati konsensual, mazhoranca po kërcënon me një krizë të re që janë zgjedhjet e parakohshme.

8. Vjosa Osmani nuk udhëhiqet nga parimet e interesit shtetëror, por nga kalkulimet. Kundërshtoi Demarkacionin me Malin e Zi që i humbi Kosovës vizat dhe të njëjtin e votoi pas dy vitesh.

9. Vjosa Osmani nuk ka platformë të qartë për shumë tema të brendshme dhe të jashtme të cilat janë shumë jetike për të ardhmen e Kosovës.

10. Vjosa Osmani si presidente do ta vendoste Kosovën në një pozicion të rrezikshëm, ku LVV do ta kishte pushtetin absolut dhe do të instalohej sistem

 

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, që i bie 80 vota për të deputetëve. Në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 votave të deputetëve, por në të tria votimet duhet të marrin pjesë së paku 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Deri më tani për votimin e Vjosa Osmanit si presidente ka dalë kundër Aleanca për Ardhmërin e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa, paritë e tjera kanë shprehur mbështetje.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora enver hoxhaj kosove vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove enver hoxhaj kosove vjosa osmani zgjedhja e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll