Bota

Mrekullia e Lewis Roberts, për pak do i fiknin aparaturat pasi u shpall i vdekur klinikisht, adoleshenti përmendet dhe nis të

31 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
Mrekullia e Lewis Roberts, për pak do i fiknin aparaturat pasi u shpall i

SHBA- Një adoleshent i përfshirë në një aksident me makinë u shpall i vdekur nga mjekët, por pak para se t’i fiknin aparaturat ai filloi të merrte frymë vetë.

Lewis Roberts, 18 vjeç, pësoi dëmtime të rënda në kokë kur u përplas nga një furgon në Stoke-in-Trent, Staffordshire. I riu u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Royal Stoke ku iu nënshtrua një operacioni urgjent.

Sipas Mirror, katër ditë më vonë, më 17 mars motra e tij, Jade Roberts tha se mjekët e lajmëruan se asgjë nuk mund të bëhej më shumë pasi ai kishte pësuar një vdekje klinike.

Familjarët e tij me guxim ranë dakord që të fiknin aparaturat dhe organet e tij të dhuroheshin. Por vetëm disa orë më vonë, më 18 mars, ai filloi të merrte frymë përsëri vetë.

Motra e tij Jade Roberts filmoi një video të momentit të fundit të të riut në shtratin e dhomës së spitalit, e ku mund të shihet se si makineria e përcjell frymëmarrjen e Lewisit.

“Një, dy, tre, merr frymë. Po të them Lewis, je i mrekullueshëm”,– dëgjohet të thotë e motra e emocionuar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jade roberts lewis roberts jade roberts lewis roberts

Sondazh

Poll