Bota

Kusari -Lila emërohet kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së

31 Mars 2021, 18:02 Nga DOSJA
Kusari -Lila emërohet kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së

KOSOVË-Mimoza Kusari-Lila është emëruar kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga një njoftim i Lëvizjes Vetëvendosje. Vendimi është marrë pas mbledhjes së grupit parlamentar të mbajtur ditën e sotme, ku Lila është zgjedhur të mbajë këtë detyrë deri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Nga 51 deputetë të pranishëm, me 45 vota PËR, 2 vota KUNDËR, 3 vota ABSTENTIM dhe 1 e zbrazët, znj Kusari-Lila u votua për drejtimin e grupit parlamentar.Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Shefi i Grupit Parlamentar votohet nga anëtarët e grupit parlamentar dhe zgjedhet nga Këshilli i Përgjithshëm Mimoza Kusari-Lila është deputetja që sidomos në legjislaturën e fundit ka treguar përkushtim dhe përgjegjësi të lartë në adresimin e çështjeve të rëndësishme për ne dhe për vendin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin dërguar mediave të Lëvizjes Vetëvendosje.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove mimoza kusari-lila kosove mimoza kusari-lila

Sondazh

Poll