Bota

Kritiku i Kremlinit, Navalny njofton se do të hyjë në grev urie: Dua ndihmë mjekësore

31 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Kritiku i Kremlinit, Navalny njofton se do të hyjë në grev urie:

RUSI-Kritiku i Kremlit, Alexei Navalny, ka njoftuar se do të hyjë në grevë urie derisa të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Sipas DW, lajmi është konfirmuar nga avokatët e tij, me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Unë kam hyrë në një grevë urie duke kërkuar që ligji të zbatohet dhe që një mjek të lejohet të më vizitojë,”- tha Navalny në postimin, i cili u botua përmes avokatëve të tij.

Ndërkohë, autoritet e burgut nuk kanë komentuar ende njoftimin për grevë urie të Navalny.

Kritiku i Putinit ka ngritur pretendime të ndryshme se është keqtrajtuar në paraburgim, përfshirë privimin nga gjumi. Po ashtu ai është ankuar për dhimbje në shpinë dhe mpirje në këmbë.

Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg. Vendimi për dënimin e tij ka sjell protesta të shumta në vend.  Navalny akuzohet për afera korruptive dhe u arrestua sapo mbërriti në Moskë kur po kthehej nga Gjermania ku po kurohej pasi u helmua nga një agjent nervor, për të cilin akuzoi drejtpërdrejt Putin, por Kremlini nuk i ka pranuar akuzat.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota alexei navalnay alexei navalnay

Sondazh

Poll