Bota

Trump në intervistën e parë televizive pas humbjes së zgjedhjeve, jep shpresë se do rikandidojë sërish për president

31 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
Trump në intervistën e parë televizive pas humbjes së

SHBA– Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump  ka dhën intervistën e tij të parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai është intervistuar nga nusja e djalit të tij, Lara Trump në emisionin e saj The Right View.

Lara Trump e cila është gruaja e Eric Trump në intervistën që zgjati 18 minuta e pyeti ish-presidentin rreth mundësisë së rikandidimit për Shtëpinë e Bardhë, për të cilën Trump tha se mbështetësit e tij duhet të kenë “shpresë” se ai do të kandidojë përsëri në 2024, por ai nuk njoftoi zyrtarisht qëllimin e tij për të hyrë në garë.

“Ju keni shpresë. Ne e duam vendin tonë, këtë vend. Të gjithë i detyrohemi shumë vendit tonë, por tani duhet të ndihmojmë vendin tonë.”– tha Trump.

Sipas NewsWeek, Trump përsëriti ankesën e tij se ai duhej të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2020 dhe kritikoi presidentin, Joe Biden.

“Dhe ne ishim atje. Ne ishim aq të mirë. Çfarë bëmë me Iranin, çfarë bëmë me Kinën”. “Ne të gjithë ishim të vendosur të bënim disa gjëra të shkëlqyera. Dhe pastaj ju shihni se çfarë po ndodh tani”.- tha Donald Trump.

Donald Trump përmendi marrëdhënien e tij me Kinën dhe diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, duke krahasuar qasjen e tij të favorshme me politikën e administrates Biden.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota donald trump eric trump joe biden lara trump donald trump eric trump joe biden lara trump

Sondazh

Poll