Bota

Reformimi i ushtrisë zvicerane/ Vajzat nuk do të veshin më të brendshme meshkujsh, një përpjekje kjo për të rritur përq

31 Mars 2021, 16:50 Nga DOSJA
Reformimi i ushtrisë zvicerane/ Vajzat nuk do të veshin më

ZVICËR– Forcat e armatosura zvicerane po ndërmarrin një hap të madh për të rekrutuar më shumë gra, duke mos i bërë më rekrutet femra të veshin të brendshme meshkujsh.

Aktualisht, të gjithë rekrutët duhet të mbajnë “mbathje burrash të lirshme, shpesh në madhësi më të mëdha”, raportoi BBC. Në një vendim i cili do të hyjë në fuqi në Prill, ushtria zvicerane tha se grave do t’u lejohen dy lloje të brendshme femrash, një për muaj të ngrohtë dhe një për muaj më të ftohtë.

Forcat e armatosura zvicerane shpresojnë të rrisin përqindjen e rekruteve femra nga 1% në 10% brenda dekadës së ardhshme.

“Veshja është krijuar për burra, por nëse ushtria do të bëhet vërtet më femërore, nevojiten masa të përshtatshme”, – tha deputetja Marianne Binder.

Zëdhënësi i ushtrisë, Kaj-Gunnar Sievert i tha faqes zvicerane të lajmeve Watson se brezi i vjetër i uniformave nuk ishte i përshtatur sa duhet për nevojat specifike të grave. Pjesë të tjera të veshjeve dhe aksesorëve, përfshirë rrobat luftarake, çantat e shpinës dhe jelekët mbrojtës gjithashtu po rivlerësohen, tha Sievert.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kaj-gunnar sievert marianne binder kaj-gunnar sievert marianne binder

Sondazh

Poll