Politike

Fratari takim me pedagogë: Të lidhim arsimin e lartë me tregun e punës

31 Mars 2021, 17:44 Nga DOSJA
Fratari takim me pedagogë: Të lidhim arsimin e lartë me tregun e

TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, zhvilloi një takim me një grup pedagogësh të fakulteteve të ndryshme në Universitetin e Tiranës por edhe universitete private.

“Të konsultohesha me një grup pedagogësh ishte një privilegj për mua. Ne diskutuam për standardin e arsimit të lartë dhe mbi të gjitha, lidhjen e diplomimit me tregun e punës. Pedagogët kërkuan që të rinjtë të orientohen të studiojnë degë që kanë më shumë mundësi punësimi, në mënyrë që të mos prodhojnë të rinj të diplomuar të cilët nuk kanë mundësi të orientohen në tregun e punës” – shkruan Fratari në faqen e saj.

Ajo thekson më tej se pedagogët kërkuan të investohet në arsimin e lartë, për të nxitur kërkimin shkencor, për tu dhënë mundësi të rinjve të talentuar të përfshihen në botën e studimit dhe shkencës.

“Aktualisht, universitetet shqiptare nuk zhvillojnë kërkim shkencor dhe kjo është një situatë dramatike për arsimin e lartë shqiptar”– shkruan kandidatja demokrate Fratari.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021 lediana fratari zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll