Politike

‘Komunizimi ka vdek’!’/ Rama ngre zërin në Shkodër: Bashkia, shembulli më drithërues i injorancës! Mbajnë peng mile

31 Mars 2021, 15:41 Nga DOSJA
‘Komunizimi ka vdek’!’/ Rama ngre zërin në

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj mbështetësve të Partisë Demokratike në Shkodër. Duke përdorur shumë herë termin “komunizëm”, Rama ka shtuar se mbështetësit e PD-së luftojnë me “mullinj ere”, ndërsa shtoi se mbajnë peng qytetin ndaj zhvillimit. 

Bashkia është shembulli më drithërues i injorancës dhe prapambetjes duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes. I kemi ardhur rrotur, kemi ndërtuar rrugën Shkodër- Velipojë, premtim i PD dhe e ndërtuam ne. E ndërtuam sepse s’kishim nevojë të merrnim leje në Bashki. Edhe me stadiumin e ri. Aat duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje sepse në këtë gjendje mbretërojnë pa probleme. Ushqejnë përçarjen, duke nxitur urrejtjen dhe për të thyer xhama e për të thirrur: Poshtë Komunizimi. Komunizimi ka vdek’! Nuk kthehet më. Dhe i vdekur mban peng vetëm një vend; Shkodrën. Mbajnë peng gjithë miletin. Kur ia jep votën një idioti, je peng i tij. Shkodra ka mbetur peng i idiotsive prej 30 vitesh. Komunizmi ka vdek’ dhe rri gjallë si fantazmë. Kanë shpikur luftë imagjinare. Luftojnë me mullinjtë e erës. Këta shohin interesat e tyre. Asaj kryetares nuk i prishet terezia sa ça ndodh me plerat. Është qyteti më i pistë në Shqipëri”-shtoi Rama.

LAJMI KRYESOR:Komunizimi ka vdek’, PD luftë me mullinj ere’/ Rama nga Shiroka, ‘shigjeta’ Bashës : Policia s’reagon në takime, kanë treguar që bëjnë më keq! Berisha, “gogoli i Lalëzit”, Voltana Ademi është shembull i injorancës

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll