Politike

Mblidhen firmat e deputetëve/ Mazhoranca do ndryshojë sërish ligjin bazë të Reformës në Drejtësi

31 Mars 2021, 17:33 Nga DOSJA
Mblidhen firmat e deputetëve/ Mazhoranca do ndryshojë sërish

TIRANË- Shumica parlamentare ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve, për të mundësuar një tjetër ndryshim për reformën në drejtësi.

Doçi, bën me dije se anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë vënë në lëvizje për ndryshimin e ligjit me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas problematikave të konstatuara në funksionimin e organit që kontrollon veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu, mësohet se krahas, mbledhjes së firmave, ka nisur dhe hartimi i draftit për ndryshimet e kërkuara nga Metani. Konkretisht synohet ulja e kriterit të vjetërsisë në punë për kandidatët për inspektor-magjistrat nga 13 vjet në 7 vjet eksperiencë.

Gjithashtu, parashikohet barazim i pagës së inspektorit magjistrat me inspektorin jo magjistrat si dhe rregullimi i raporteve me kreu të ILD-së dhe inspektorëve.

Ndryshimet konsistojnë në zbutjen e kritereve për t’u bërë pjesë e administratës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, pas dështimeve të herëpashershme për procedurave, për shkak se nuk ka aplikuar asnjë kandidat, sidomos për pozicionin e inspektorit.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kuvendi kuvendi

Sondazh

Poll