“Sulmi i Ramës”/ Shpëtim Idrizi: Më erdhi keq, i dhashë lekë borxh kur u kthye nga Franca, e ndihmova edhe me sistemin
31 Mars 2021, 16:34Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur Kryeministrri Edi Rama, pasi ky i fundit ka hedhur ironi dhe fyerje ndaj tij.
I ftuar në emisionin ‘Log’, ka thënë se më vjen keq që Kryeministri i vendit përdor një fjalor të tillë në opinionin publik.
Më tej ai ka thënë se i ka dhënë para borxh Edi Ramës, pasi sipas tij ky i fundit pas emigracionit kishte ardhur me 3 euro në xhep. Idrizi tha po ashtu, se kreun e qeverisë e ka ndihmuar edhe me sistemin e patronazhit, por megjithatë nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
“Nga pikëpamja e peshës është një lloj konfirmimi dhe me sulmin që bën, Rama e rikonfirmon, se ai merret me atë që i del përpara. Më vjen shumë keq, jo për Ramën se e njoh shumë mirë, por për kryeministrin e vendit tim që duhet të jetë i kujdesshëm për gjuhën, bëhet karagjoz, më kujton një personazh, me thënë të drejtën të më falë që do e përmend, ka qenë një Gëzim Kulufi. Të gjithë e njohim, është më i mirë se ky në fakt, i cili ngacmonte cdo njeri që shihte në rrugë. Ashtu sikur më kujton mikun tim Kim Mehmeti, që më thoshte “o Shpëtim nuk është faji i Ramës por i shqiptarëve, se Ramën po e çove në spital nuk e kthejnë më mbrapsht. Mbaj mend që i kam dhënë borxh zotit Rama për ta ndihmuar sepse më vinte keq, që ai pas shumë vitesh emigracion erdhi në Shqipëri vetëm me 3 mijë euro, të paktën këtë ka treguar Jemi duke ia kthyer njëri tjetrit këtë kohë dhe kemi kohë deri në datë në 25, e kemi kthim në natyrë. E kam ndihmuar njëherë edhe me sistemin e patronazhit, kur kam punuar me të, por do ja them njëherë tjetër. Ai e di shumë mirë që votat e PDIU-së në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Elbasan prodhojnë mandate për opozitën, dhe ja heqin Edi Ramës’- tha Idrizi.
(a.k.dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është vetëofruar për të ndihmuar vendin tonë në luftën ndaj korrupsionit, që u evidentua si problem në ra...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama duket se i ndjek hap pas hapi lëvizjet e kundërshtarëve të tij politikë. Pasi ka parë me kujdes spotin e demokratëve, Rama k...
SHKODËR– Kryefjala e kreut të qeverisë, Edi Rama në Shkodër ka qenë “komunizimi”. Nga aktiviteti elektoral në Shirokë, Rama nuk i pranuar “akuzat” e ngritu...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë nga Shkodra, “problematikat” që ka hasur me mungesën e bashkëpunimit me Voltana Ademin. Si shembull, Rama ka marrë ...
TIRANË- Fletët e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit do të numërohen nga 2 anëtarë të PS-së, dhe me nga 1 të PD e LSI-së. Vendimi është marrë në mbledhjen...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të ashpra ndaj mbështetësve të Partisë Demokratike në Shkodër. Duke përdorur shumë herë termin “komunizëm”,...
SHKODËR– Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të tij politik në Shirokë të Shkodrës, nuk i është ndarë kryebashkiakes Voltana Ademi. Në fjalën e tij, R...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar pasi raportit që publikoi ditën e djeshme Departamenti Amerikan i Shtetit për të drejtat e njeriut në botë...
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka qenë në Shkodër ku dhe ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit tek të moshuarit.Gjatë vizitës, Rama k...