Politike

S’i del e keqja! Rama: Më thonë mua komunist?! Unë jam nipi i Zef Kolombit! Mitingjet? Policia nuk reagon se bëjnë më ke

31 Mars 2021, 15:57 Nga DOSJA
S’i del e keqja! Rama: Më thonë mua komunist?! Unë jam nipi

SHKODËR– Kryefjala e kreut të qeverisë, Edi Rama në Shkodër ka qenë “komunizimi”. Nga aktiviteti elektoral në Shirokë, Rama nuk i pranuar “akuzat” e ngritura ndaj tij, duke kujtuar që është nipi i Zef Kolombit, ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Teksa komentoi fushatën e kryedemokratit Lulzim Basha, Rama tha se kishte kërkuar informacion edhe nga Policia e Shtetit.

Donin të nxirrnin jashtë të moshuarit që vaksinoheshin. E kuptoni me çfarë lloj talebanësh kemi të bëjmë ne. Ta kuptojnë ata shkodranët e vjetër. Bëjnë sikur shohin djallin kur shohin Partinë Socialiste. Më shohin si komunist mua, mua? Nipin e Zef Kolombit. PD sot është katandisur në një qenie si pa karakter, se të paktën Saliu ishte një lider me karakter. Karakter i mbrapshtë por me karakter. Po të jesh me Lulin, me Mediun, Dukën, Monika Kryemadhit, Ilir Metës dhe të pretendosh se po mbron aristokracinë shkodrane është kulmi. Është që të ulesh në gjunjë dhe t’i kërkosh ndjesë të gjithë atyre që e kanë bërë Shkodrën dhe rrotullohen në varr sa herë dëgjojnë një nga këto emra. Ç’a t’i thuash këtyre që sot vazhdojnë si në 90 me makina, me bori, me flamuj, nëpër rrugë. Duke u mbledhur dhe duke puthur në buzë COVID. Ndërkohë që lideri rri mbi makinë. Infektim masiv. Uroj mos të përfundojnë nëpër spitale. Kam pyetur dhe Policia më është përgjigjur se mund të reagojnë shumë më keq. Unë i kuptoj shumë mirë kur thonë njerëzit shteti duhet të veprojë, policia duhet të ndërhyjë. I kuptoj shumë mirë. Policia ka të drejtë, sepse ka të drejtë kur thonë nëse reagojmë ne ndaj kësaj që bëhet, ata e kanë treguar që bëjnë shumë më keq. Policia s’mund të futet në luftë me të papërgjegjshmit. Kanë dalë rrugëve e duan të marrin drejtimin e shtetit. Të verbërit i mbledhin, dhe del gjoja Luli nga makina dhe bën gjoja një dasmë spontane. I mungon vetëm dajrja. Ka dalë kërkon nuse,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Komunizimi ka vdek’, PD luftë me mullinj ere’/ Rama nga Shiroka, ‘shigjeta’ Bashës : Policia s’reagon në takime, kanë treguar që bëjnë më keq! Berisha, “gogoli i Lalëzit”, Voltana Ademi është shembull i injorancës

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama edi rama ne shkoder zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll