Politike

KQZ “djeg” PDIU-në, s’ka përfaqësues! Këto janë 4 partitë që do të numërojnë fletët e votimit

31 Mars 2021, 15:42 Nga DOSJA
KQZ “djeg” PDIU-në, s’ka përfaqësues! Këto

TIRANË- Fletët e votimit pas zgjedhjeve të 25 prillit do të numërohen nga 2 anëtarë të PS-së, dhe me nga 1 të PD e LSI-së. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, gjatë të cilit është vendosur miratimi i grupeve të numërimit të fletëve të votimit për procesin e 25 prillit. Ndërkohë që pa asnjë përfaqësues ka mbetur Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, edhe pse në zgjedhjet e kaluara parlamentare fitoi më shumë se dy mandate. 

Gjatë mbledhjes së sotme, përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së debatuan se cilës prej partive i takon numëruesi i katërt i votave. Përfaqësuesi i PDIU-së pretendoi se numëruesi i katërt në grupet e numërimit të votave duhet të ndahej me short me LSI pasi të dyja partitë ishin forca opozitare.

“Këtu në fletën e votimit ne nuk do të shohim siglën e PDIU-së. Çfarë do të numëroi numëruesi i PDIU-së. Siglat e tjerë?! Çfarë do të garantojë numëruesi i PDIU-së?! Votat e LSI-së?! Votat e PSD-së?! votat e PS-së?! Ja është logjikë e thjeshtë,”- u shpreh Flavio Kaziaj.

Mirëpo kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që këtë numërues ta marrë LSI-ja. Për Celibashin, PDIU ishte pjesë e koalicionit të PD “Aleanca për Ndryshim” dhe nuk garonte si subjekt më vete, ndaj nuk ishte e nevojshme caktimi i numëruesëve.

“PDIU nuk është subjekt zgjedhor, pasi nuk garon me listën e vet, por me kandidatë në koalicionin e partisë Demokratike dhe Aleanca për Ndryshim, i cili është subjekti zgjedhor që merr pjesë në zgjedhje, e për këtë arsye nuk mund të ketë numërues veçantë koalicionit,”- tha Celibashi.

VENDIMI I KQZ:

Partia politike e shumicës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.03.2021, është Partia Socialiste e Shqipërise. Partitë politike të opozitës parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.03.2021, është LSI.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së.  Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 3 (tre) ditëve në Komisionin Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërkohë, pas pak pritet që të merret vendimi për formatin e fletës së votimit të 25 prillit nëse do të jetë me numra si e kërkon PS-së apo me emra, siç e preferon PD-ja.

(k.m/A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kqz kqz

Sondazh

Poll