Aktualitet

U dhunua barbarisht nga policia, Presidenti Ilir Meta viziton Said Dollapin në spital

13 Maj 2019, 16:01 Nga DOSJA
U dhunua barbarisht nga policia, Presidenti Ilir Meta viziton Said Dollapin

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spital Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Said Dollapi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Meta ka qenë në Spitalin e Traumës rreth orës 13:00.

Meta është interesuar për gjendjen e Dollapit, si edhe i ka uruar atij shërim të shpejtë.

Said Dollapi, u kthye në objekt debati mes mazhorancës dhe opozita. Dollapi, u dhunua nga policia në protestën e 11 majit, tek parlamenti. Ai u shoqërua nën breshërinë e shkopinjve të gomës, pasi nuk pranoi të shoqërohej në polici.

Pas disa orëve apel nga opozita dhe Avokati i Popullit, ai u lejua të shkonte në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet said dollapi ilir meta dhunohet said dollapi ilir meta

Sondazh

Poll