Politike

“Nuk ka patur dhunë”, Vasili i nxjerr videon Ramës: Si gjakosej policia dhe digjeshin pemët më 21 janar

13 Maj 2019, 11:18 Nga DOSJA
“Nuk ka patur dhunë”, Vasili i nxjerr videon Ramës: Si

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një status në rrjetet sociale në Facebook, ku ka publikuar një video.

Krahas saj Vasili shkruan se në ato pamjet shihet se si u dogj palma në vitin 2011 dhe se si gjakoseshin policët gjatë protestës së opozitës së asaj kohe.

Genjeshtari Edi Rama dhe palma, qe digjej ne 21 janar(VIDEO). Dje Edi Rama genjeshtari me i madh i ketij vendi deklaroi pa u skuqur fare :

“Më detyron tu kujtoj se kjo godinë(kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guricke dhe jo më me zjarr”.

Shiheni VIDEON, se çfare ka ndodhur perpara kryeministrise ne 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vete Edi Rama dhe kuptoni çfare genjeshtari ordiner qeveris Shqiperine,”– shkruan Vasili në statusin e tij në Facebook.

Një ditë më parë në një deklaratë për emdiar, pas protestës së 11 majit që zhvilloi opozita, kryeministri Edi Rama u shpreh se në vitin 20122 më 21 janar, kur Partia Socialiste zhvillonte protesta nuk ka patur dhunë.

“Nuk është vënë zjarri në derën e Kryeministrisë në atë kohë, mund të jetë hedhur ndonjë kapsollë se në atë kohë nuk ishin as të ndaluara. Por nuk më rezulton mua, që edhe një makinë e djegur andej. Nëse do kishte zjarr këtu selia e PS do ishte djegur në atë kohë,”- tha Rama ndër të tjera.

(f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne protesten e 21 janarit 2011 edi rama patrit vasili protesta e opozites 11 maj 2019 dhuna ne protesten e 21 janarit 2011 edi rama patrit vasili protesta e opozites 11 maj 2019

Sondazh

Poll