Aktualitet

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Fier

31 Mars 2021, 08:26 Nga DOSJA
Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Fier

FIER– Dy persona me inicialet F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim dhe E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim dhe akuzoheshin për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se për 44-vjeçarin Gjykata Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. 

Ndërsa për 32-vjeçarin, Gjykata e Fierit caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë: Shtetasi F. S. (K)., 44 vjeç, banues në Fermë Çlirim, pasi Gjykata Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale ”Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Shtetasi E. T. (B)., 32 vjeç, banues në Martinë, Fier, pasi Gjykata Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në fier fier policia e fierit arrestohen dy persona në fier fier policia e fierit

Sondazh

Poll