Aktualitet

Zyrtare! Miratohet mbrojtja për prokurorët që hetuan Ardian Çapjan dhe nipin e tij, Kreshnik Ajazi dhe Ridvan Sukaj

31 Mars 2021, 08:28 Nga DOSJA
Zyrtare! Miratohet mbrojtja për prokurorët që hetuan Ardian

TIRANË– Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, të cilët kanë hetuar të fortin e Elbasanit, që u vu në pranga dy ditë më parë, Ardian Çapja, janë marrë zyrtarisht në mbrojtje. Mësohet se një ditë pas kërkesës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mbrojtja është konfirmuar për të dy prokurorët.

Sukaj ishte personi që “preu” fletë-arrestin për Ardian Çapjan dhe nipin e tij, Florenc Çapjan, i cili është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë në momentin që u krye operacioni “Krasta 1”.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë që fisi Çapja konsiderohet të ketë në Elbasan, të dy prokurorët kanë siguruar mbrojtjen.

Çapja u vu në pranga dy ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij. Gjatë prangosjes së tij, në banesë RENEA-t kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. Nipi Ii tij mësohet se ai është larguar nga vendi nëpërmjet aeroportit të Rinasit më 16 mars.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja kreshnik ajazi ritvan sukaj ardian capja arrestohet ardian capja kreshnik ajazi ritvan sukaj

Sondazh

Poll