Aktualitet

“’21 Janari’ dhe ish-gardisti Malaj”, gazetari Vezaj: PS e shpërbleu për rrëfim pa prova

13 Maj 2019, 15:32 Nga DOSJA
“’21 Janari’ dhe ish-gardisti Malaj”, gazetari Vezaj: PS

Pas kandidimit të ish-gardistit të “21-janarit” Agron Malaj për Bashkinë e Burrelit, ka reaguar edhe gazetari Flamur Vezaj. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Vezaj ka bërë një rezyme të 21-janarit dhe asaj vendimeve të gjykatave për këtë rast, ku ndaj Agron Malajt nuk u ngrit asnjë akuzë, ndërsa tregon rrugëtimin e këtij të fundit drejt kandidimit për Bashkinë e Burrelit. 

Vezaj shkruan më tej se Malaj është shpërblyer pasi ka rrëfyer tek PS “21 janarin”, ndonëse sipas Vezaj, e ka bërë vetëm me fjalë, pa paraqitur prova.

“Agron Malaj ka rrefyer te PS-ja (me fjale jo prova) ngjarjen e “21 janarit” dhe cfare ndodhi ne kryeministri ate dite e me mbrapa me urdherat, pamjet filmike, debatet…etj etj dhe u shperblye, keshtu qe mos u cudisni se “jetojme ne Shqiperi”!”, – shkruan Vezaj.

Postimi i plotë: 

“21 Janari” dhe ish-gardisti Malaj!
###
#Me urdherin nr.28/1 te dates 21 janar 2011 te firmosur nga Komandanti i Gardes Ndrea Prendi eshte caktuar “grupi i zjarrit” ne rast nevoje gjate demonstrates se opozites se atehershme, sot ne mazhorance! Ne kete grup ishin caktuar gardistet: Sadik Çela, Agim Llupo, Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli dhe Agron Malaj qe ishte edhe eprori i tyre qe kishte ne vartesi edhe grupin e snajperisteve! Kater nga pesë gardistët e grupit të “zjarrit” kanë shkrepur 118 plumba luftarakë, ne ajer dhe disa drejt turmës së demonstruesve (nuk jane perfshire ketu plumbat e “Kallashnikovev”)!
#Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues te armeve “MP5” dhe pistoletave, me gëzhojat e gjetura në oborrin e kryeministrisë ka rezultuar se:
#Komandanti Ndrea Prendi ka qelluar 14 plumba luftarake me pistoleten personale (qe me pas e modifikuan)!
#Gardisti Agim Llupo ka shkrepur 44 plumba luftarak me dy arme te llojit “MP5”,
#Gardisti Gazmend Ahmetaj ka qelluar 46 plumba luftarake me armen e tij “MP5”,
#Gardisti Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba luftarka nga arma e tij “MP5”,
#Gardisti Sadik Çela ka shkrepur 10 plumba luftarake nga arma “MP5”!
#Gardisti Agron Malaj edhe pse drejtues dhe anetar i grupit te zjarrit NUK kishte shkrepur armen personale “MP5” asnjehere!
#Keto te dhena i keni edhe ne vendimet e Gjykates dhe deshmite e plota!
#Agron Malaj u arrestua me 8 shkurt 2012 me urdher te prokurorise si i dyshuar per vrasjet!
#Me 11 shkurt 2012 Gjykata e Tiranes i caktoi masen e sigurise “arrest me burg” me afat 30 dite bashke me 3 gardistet e tjere, vec A.Llupo!
#Me 11 Mars 2012 Gjykata e Apelit i ndryshoi masen ne “detyrim per paraqitjeje” nga ajo e burgut me afat!
#Me 20 Shtator 2012 Gjykata e Larte le ne fuqi vendimin e Apelit per Agron Malaj dhe shoket e tij!
#Gjate fazes se hetimit pyetet tre here bga prokuroria dhe perfundimisht lirohet nga masa dhe nuk i ngrihet akuZe!
#Ne Tetor te 2013 Agron Malaj pyetet ne Gjyjakaten e Tiranes ne procesin gjyqesore ndaj kolegeve duke mbrojtur komandantin N.Prendi dhe shoket, ku nder te tjera pate thene se “une dhe koleget kemi respektuar ligjin e perdorimit te armeve dhe ne respektim te ligjit eshte vepruar perballe demonstruesve”!
#Me 26 tetor 2013 me urdher te Sajmir Tahirit shkarkohen disa gardiste mes tyre edhe Agron Malaj!
#Ne shkurt te 2014 Agron Malaj emrohet drejtor i OSHEE-se per Divizionin e Burrelit!
#Ne Mars 2015 Agron Malaj zgjidhet kryetari i PS-se ne Burrel!
#Ne Maj te 2019 Agron Malaj propozohet nga Partia Socialiste si kandidate per kryetar te Bashkise se Burrelit!
##
P.S. Agron Malaj ka rrefyer te PS-ja (me fjale jo prova) ngjarjen e “21 janarit” dhe cfare ndodhi ne kryeministri ate dite e me mbrapa me urdherat, pamjet filmike, debatet…etj etj dhe u shperblye, keshtu qe mos u cudisni se “jetojme ne Shqiperi”!
#Meqense_isha_edhe_deshmitar_ne_prokurori_e_gjykate_per_kete_ngjarje_ne_ate_kohe#

Agron Malaj u zgjodh si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Burrelit 11 maj nga Kryesia e PS. Ai u shkarkua nga Tahiri në tetor të vitit 2013, pasi ka qenë pjesë e grupit të zjarrit më 21 janar. Malaj më pas u katapultua në administratën e Partisë Socialsite, ndërsa ka shërbyer si drejtori i OSHEE-së për Burrelin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron malaj flamur vezaj ish-gardisti i 21 janarit kandidatët e ps për zgjedhjet lokale agron malaj flamur vezaj ish-gardisti i 21 janarit kandidatët e ps për zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2019, 14:05

TIRANË- Pak orë para protestës së opozitës, e cila do të mbahte në orën 18:30 para Kryeministrisë, një faqe e quajtur RENEA.al, ka publikuar një postim, me...