U dogjën automjetin në Cërrik, vajza e Kamberajt: Babai im s’ka qenë polic, jemi të tronditur
13 Maj 2019, 15:19Nga DOSJA
CËRRIK– Vajza e Isuf Kamberajt, të cilit iu dogj automjeti orët e para të mëngjesit të sotëm, është shprehur për Dosja.al se babai i saj nuk ka qenë kurrë polic, siç u raportua fillimisht në media.
“Babi im nuk ka qenë asnjëherë polic, ka ndodhur një keqkuptim në media,”– u shpreh ajo fillimisht.
Në një komunikim për Dosja.al, e bija ka mohuar konflikte të babait dhe ka thënë se ndihen të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
“Babai im është i sëmurë me kemp dhe është shqetësuar shumë nga këto lajme. Ai është pensionist dhe nuk ka patur kurrë konflikte me njeri,”– përfundoi ajo.
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, automjeti i tipit “Opel”me targa AA 623 BB u dogj pjesërisht.
Makina është në pronësi të vëllait të një ish-polici, i identifikuar si Isuf Kamberaj, por përdorej nga djali i tij, Eglantini. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë që hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LAJMI FUNDIT/ Aksident në rrugën Transballkanike në Vlorë, autmojeti përplaset me motorin, lëndohet drejtuesiTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën...
Agjencia amerikane AP raportoi të premten se Serbia po mbante një paradë ushtarake që shënonte Ditën e Fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botëro...
VLORË- Një person ka mbetur i lënduar pasi është përplasur nga një automjet teksa lëvizte me motorrin e tij. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën...
TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar pak orë para protestës së opozitës. Në një reagim për mediat, SHBA thotë se dënon dhu...
TIRANE-Zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dalë në një konferencë urgjente për mediat pak orë para protestës së PD.Lamallari tha se policia është sulm...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë mjekun onkolog, Enes Hafizi, pas 3 ditësh arresti. Enes Hafizi u arrestua për akuzën e korrupsionit, pasi një kam...
SHKODËR- Ndërsa opozita ka thirrur një protestë kombëtare për t’u mbajtur pasditen e sotme në orën 18:30, ka nisur lëvizja e protestuesve nga rrethet.Kryet...
Aktualitet13 Maj 2019, 14:05
TIRANË- Pak orë para protestës së opozitës, e cila do të mbahte në orën 18:30 para Kryeministrisë, një faqe e quajtur RENEA.al, ka publikuar një postim, me...
Flamur Golemi me profesion mjek konkurron për herë të parë për kryetar të Bashkisë Gjirokastër. Ka ardhur në PS në 2012 nga Bashkim Tola duke e promovuar dhe pr...
SHKODER- U kthye në kryefjalë e lajmit të ditës, vajza shkodrane që i hodhi bojë në kokë, rektorit në Shkodër. Po kush është studentja, Pranvera Paçi, që...