Aktualitet

Anëtarët e KLD-së kanë promovuar familjarët e tyre në sistemin e drejtësisë (Rasti i bashkëshortëve Civici)

31 Mars 2021, 08:01 Nga DOSJA
Anëtarët e KLD-së kanë promovuar familjarët e tyre

TIRANË – Në sistemin tonë ka patur anëtar të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që kanë promovuar brenda sistemit bashkëshortët e tyre. Një nga rastet është ai i Eneida Civici antare e KLD-së që promovoi bashkëshortin e saj gjyqtar brenda sistemit. Një vendim ky që u pa me skepticizëm nga ekpsertët. Madje u kundërshtua edhe nga vetë antarë të KLD-së.

Mendoj që bërja e procesit të vettingut ka qënë paksa e nxituar për pasojat që solli në sitemin e drejtësisë. Ka qënë një reform që nuk është menduar mirë, tregoi që organet që do të duhet të bënin pastrimin kanë dështuar pasi duhet të pastronin sistemin nga individë që nuk duhej të ekzistonin në sistem” u shpreh Lirime Cukaj, Juriste.

Rasti i bashkëshortëve Civici është ai tipiku, ku njëri ka dhënë dorheqjen dhe tjetri nuk i ka shpëtuar vettingut. Eneida Civici është përfolur në media për konflikt interesi. Në vitin 2016, kur ajo ishte anëtare e KLD- së, bashkëshorti i saj u promovua në sistemin e drejtësisë.
Eneida Civici dha dorëheqjen nga detyra në tetor 2019, një vit pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte nisur hetimin administrativ për të. Në këtë moment komisioni vendosi që të përjashtonte për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë Eneida Civicin.

Me këtë vendim, Civicit i humb e drejta të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokuror e Përgjithshëm. Me dorëheqjen, u ndërpre dhe procesi i vettingut për Civicin.
Por sitës së vetingut nuk i ka shpëtuar as bashkëshorti i saj, gjyqtari Andi Civici. Në mars të 2020, i gjykuar vetëm për kriterin e pasurisë, Civici u shkarkua për shkak të një prone me vlerë 155 mijë euro të blerë pjesërisht përmes një kredie 40 mijë euroshe.

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet andi civici eneida civici lirime cukaj andi civici eneida civici lirime cukaj

Sondazh

Poll