Politike

Meta ndan raportin e Monitor: Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë

31 Mars 2021, 07:56 Nga DOSJA
Meta ndan raportin e Monitor: Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë raportin e ‘Monitor’ në lidhje me largimin e të rinjve nga vendi. Meta shkruan se kjo është një plagë e madhe për vendin e se është përkeqësuar me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”, shkruan presidenti Meta.

POSTIMI:

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI!

Sipas raportit emigrimi i të arsimuarve është në nivele shumë më të larta se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të tilla si Serbia, Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova. Ikja e trurit është veçanërisht e fortë tek të rinjtë, sidomos në grupet 15-19 dhe 20-24 vjeç. Por emigrimi i forcës së aftë të punës në Shqipëri është e lartë edhe në grup-moshat 25-29 dhe 30-34 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta largimi i te rinjve nga vendi ilir meta largimi i te rinjve nga vendi

Sondazh

Poll