Politike

Raporti i ‘Transparency International’, Basha: Rama nuk e mbajti premtimin, Shqipëria e kapur nga korrupsioni

31 Mars 2021, 06:18 Nga DOSJA
Raporti i ‘Transparency International’, Basha: Rama nuk e mbajti

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë mëngjesin e sotëm raportin e ‘Transparency International’. Basha shkruan se sipas raportit, Shqipëria është shtet i kapur nga korrupsioni dhe Edi Rama nuk e ka mbajtur premtimin e tij.

Teksa kujton se kanë mbetur dhe 24 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit, Basha shkruan se Rama premtoi se do të luftojë korrupsionin, mirëpo nuk e mbajti premtimin.

Sipas raportit, Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku individë të fuqishëm, institucione, kompani e grupe të fuqishme brenda e jashtë vendit, komplotojnë që politikat, mjedisi ligjor dhe ekonomia t’u shërbejë interesave të tyre private në dëm të publikut.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll