Politike

Andi Lila emërohet koordinator kombëtar i Partisë Demokratike për sportet

31 Mars 2021, 07:32 Nga DOSJA
Andi Lila emërohet koordinator kombëtar i Partisë Demokratike

TIRANË– Futbollisti i njohur shqiptar, Andi Lila ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Lila është emëruar koordinator kombëtar i partisë blu për sportet.

Më herët, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare është shprehur se synonte krijimin e Ministrisë së Sportit e cila do të funksionojë më vete. Sipas tij, ministria duhet të përpunojë direktivat e BE-së për përmirësimin e sportit dhe do të përcjellë vazhdimisht në mbledhjet e qeverisë të gjithë problemet që ka sporti.

Lila është shumë i përfshirë në aktivitetet politikë që Partia Demokratike zhvillon. Dalja e tij e fundit, ishte përkrah Bashës duke ndjekur ndeshja Shqipëri-Angli, dy ditë më parë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike andi lila partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021 andi lila partia demokratike zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll