Politike

Parashikimi i Kryemadhit: Në zgjedhje do të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme, do të votojnë 80% e shqiptarëve

30 Mars 2021, 19:51 Nga DOSJA
Parashikimi i Kryemadhit: Në zgjedhje do të ketë pjesëmarrje

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka premtuar pjesëmarrje të jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi tha se parashikon pjesëmarrje deri në 80% të qytetarëve.

“Do të jenë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, diku te 80%. Janë 3.5 milionë zgjedhës, por sa u përket shqiptarëve që jetojnë në vend. E ndiej entuziazmin te njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë dhe të familjet e varfra që ndjejnë presionin e administratës për ndihmat ekonomike. Qytetarët kanë evidentuar mashtrimet që po ndodhin këto kohë. Është nisur një cunam me legalizimet, por qytetarët nuk i hipotekojnë dot se janë fiktive këto legalizime. Ne këto raste do t’i çojmë te drejtësia e re. Unë sot kam firmosur sot padinë e dytë sa i përket inceneratorëve të Elbasanit. Janë disa gazetarë që janë në procese gjyqësore me firmat e inceneratorëve,”– tha Kryemadhi.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll