Politike

Merakun e ka tek zgjedhjet! Rama “urdhër” kandidatëve për deputetë: Mos kërkoni vota personale, por për PS-në. Jo gar

30 Mars 2021, 20:06 Nga DOSJA
Merakun e ka tek zgjedhjet! Rama “urdhër” kandidatëve

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar online një mbledhje me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste. Biseda është zhvilluar menjëherë pas aktivitetit politik në Lezhë.  Gjatë takimit virtual, Rama mësohet se u ka kërkuar të zgjedhurve që të punojnë fort dhe të kërkojnë vota për një mandat të tretë për PS-së dhe të lënë pas dore votat personale, duke kërkuar shmangien e “luftës brenda llojit”.

“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS. Mos u ngatërroni në zonat e njëri tjetrit,” – ka qenë urdhri i Ramës për 153 kandidatët socialistë. Ndërsa më tej ka shtuar se ndihma për kolegët mund të përçohet por vetëm nëpërmjet telefonit, duke ua ndaluar lëvizjen nga zona e tyre elektorale. 

Nëse dikush nga kandidatët ka të njohur, miqësi në X zonë që nuk është zona e mbulimit të tij dhe i telefonon. Kaq deri te telefoni, por të shkoj në zonën që nuk e mbulon kjo nuk duhet të ndodh asesi. Vetëm në zonën e vet. T’u bëhet e qartë që të votohet sigla dhe pastaj kandidatin që preferojnë. Nuk ka ndërhyrje në zonë. Si kujtoni ju që në një skuadër ai që është në portë të dalin në sulm dhe të lihet porta bosh? Ju shkoni dhe kërkoni votën e socialistëve. Pse? Socialistët i keni aty, dhe duhet t’i mbani. Duhet të kërkohet vota të tjerëve dhe jo të bëjmë garë mes vete. Partia Socialiste është e para dhe secili vota në zonën e vet, dhe jo vota vetëm socialistëve dhe duke i ndërhyrë njëri tjetrit,”-u ka thënë Rama-tijëve. 

Gjithashtu mësohet se numri një i socialistëve u ka kujtuar edhe njëherë tijëve se objektivi i zgjedhjeve parlamentare është sigurimi i 78 mandateve. Mbetet për t’u parë sesa do të merret parasysh ultimatimi i të parit të qeverisë ndaj “ekipit” me të cilët kërkon mandatin e tretë. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll