Politike

Vendi mbetet bosh! Renditej i katërti në listën e Fierit, Ilirjan Celibashi heq emrin e Bashkim Finos

31 Mars 2021, 06:32 Nga DOSJA
Vendi mbetet bosh! Renditej i katërti në listën e Fierit, Ilirjan

TIRANË– Emri i Bashkim Finos është hequr nga fleta e votimit për qarkun e Fierit.

Meqë Kodi Zgjedhor nuk lejon ndryshime të kandidatëve pas regjistrimit, Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka hartuar fletë votimi ku vendi i 4-t që i përkiste të ndjerit Fino, është bosh. Kandidatët vijues të PS do të ruajnë të njëjtat pozicione si më parë.

Si në variantin e fletës me emra, ashtu edhe në atë me numra, sipas Kodit Zgjedhor vendi i 4-t është bosh dhe votuesit nuk i ofrohet asnjë emër për tu zgjedhur. Nëse dikush do të vendosë kryq në ato hapësira të bardha, vota nuk llogaritet për askënd.

Mbledhja e Komisionit Rregullator për miratimin e përmbajtjes së fletës së votmit për zgjedhjet e 25 prillit ka përfunduar pa rezultat ditën e djeshme. Vendimi për 3 fletët e votimit të prezantuara nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të votohen sot, duke përcaktuar kështu mënyrën sesi do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bashkim fino ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021 bashkim fino ilirjan celibashi kqz zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll