Politike

Rama kërkoi votën për vaksina, Kryemadhi: Ai do shkarkuar, i thotë qytetarëve ‘do t’ju lë të vdisni nga COVID’

30 Mars 2021, 19:30 Nga DOSJA
Rama kërkoi votën për vaksina, Kryemadhi: Ai do shkarkuar, i

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për shqiptarët lidhur me vaksinat. (Shiko këtu)

E ftuar në emisionin “Tempora”, Kryemadhi është shprehur se Rama duhet shkarkuar nga detyra pasi ka kërcënuar qytetarët se nëse nuk e votojnë do t’i lërë pas vaksinuar nga koronavirusi.

Ka një problem në të gjithë këtë që thotë, në një vend normal po të kishte sistem drejtësie do të ishte shkarkuar si kryeministër. Mbi akuzën: Shpërdorim detyre dhe shkelje të kushtetutës. Ai është kryeministër dhe thotë po nuk më votuar mua, do t’ju lë të vdisni nga COVID,”-tha Kryemadhi. 

FJALA E PLOTË:

Sa më vjen për të qeshur, për nivelin fillestar, edhe një fëmijë kopështi parashkollor dhe sa herë dëgjoj deklaratat e tij, më kujtohet filmi shqiptar ‘Mëngjese lufte’, ku ai fëmija i beut thotë ‘topi është i imi, penalltinë e gjuaj unë’. Edhe ky thotë, vaksinat i solla unë, do ti bëj unë, edhe infermier mund të bëhet ai. Ka një problem në të gjithë këtë që thotë. Në një vend normal, në raste të tilla nëse do të kishte një sistem drejtësie, automatikisht jo vetëm që do të ishte shkarkuar. Është shpërdorim detyre dhe shkelje e Kushtetutës. Ai është një kryeministër në periudhën e fushatës. E mbani mend në 2017, kur u tha policëve hidhni kapelet dhe dilni e mblidhni vota për PS. Ishte një shkelje flagrante e kushtetutës, ishte shpërdorim detyre me Policinë e Shtetit dhe këtë rast është shpërdorim detyre me pandeminë. Ky njeri përveç se ka shpërdorimin e detyrës, por ushtron shantazh, intimidon, presionin dhe përveç se shantazhit ky kërcënon qytetarët me vaksinën. Është njëlloj si ligji për agjitacion e propagandë, i cili thoshte se nëse bën agjitacion e propagandë kundër partisë në pushtet, dënoheshe nga me burg deri në varje. Ky thotë nëse ju nuk votoni PS unë do të ju lë të vdisni nga Covid. Sepse deri sot ky ka fshehur 9 mijë vdekje dhe asnjë institucion nuk merret me 9 mijë vdekjet që ka fshehur Ministria e Shëndetësisë me në krye infermierin Edi Rama. Më pas vazhdojmë me gjithë procesion e pandemisë. A ju kujtohet procesi i Vlorës që 70 ditë ishte në morg dhe nuk i tregohej dhe nuk jepej familjes trupi. Në këtë rast, zotëria ka kërcënuar me jetë qytetarët shqiptarë. Përveç shpërdorimit të detyrës, këtu hyn edhe kërcënimi me vdekje sepse ky zotëria kërcënon me vdekje qytetarët shqiptarë. Kush është ky që kërcënon se nëse nuk më votoni mua, unë nuk do të ju bëj vaksinën. Në çdo vend të botës do t’i kishin vënë prangat. Sepse një njeri o është i metë nga trutë e kokës ose është kriminel. Prokuroria do t’i ketë duart e lira pas 25 prillit. Mos pretendoni se prokurorët e Ulsi Manjas të veprojnë. Pas 25 prillit, ata do të thonë se nuk na ka lënë Edi Rama. Ajo që është miratuar në parlamentin shqiptar me 140 vota është ajo dhe është tjetërsuar rrugës, që me zgjedhjen e kryeprokurorit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike monika kryemadhi vaksinimi ne shqiperi monika kryemadhi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll