Politike

Basha takim me fermerët në Roskovec: Ambicia ime t’ju kthej në ‘kulakë’ të pasur dhe krenarë

30 Mars 2021, 17:43 Nga DOSJA
Basha takim me fermerët në Roskovec: Ambicia ime t’ju kthej

FIER– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Roskovec, ku edhe ka zhvilluar një takim me fermerët, të cilëve i premtoi ndihma me subvencione, shtim të infrastrukturës, por edhe ulje të çmimit të naftës. Sipas Bashës, synimi i tij është t’i kthejë të gjithë fermerët në “kulakë të pasur dhe krenarë”.

“Do heqim taksën për naftën, do të japim subvencione që do ulin koston e prodhimit dhe fermeri do ta nxjerri domaten në treg me çmim të përballueshëm për konsumatorin. Do ju mbështesim të eksportoni prodhimet tona. Kjo është bërë më parë, por më pa s’ka rënë, kjo që nga trau në Rrugën e Kombit, çmimi i naftës. ndaj nuk mund të pranojmë më që një grusht njerëzish të pasurohen, ndërsa gjysma e njerëzve që jetojnë me tokën, të varfërohen. Përkrahja e fermerit shqiptar, është ndryshimi më domethënës që do shikoni pas 25 prillit. Fermerët e këtij vendi ju duhet vetëm pak përkrahje për të qenë edhe më të zotë se fermerët e tjerë. Ndaj kam besim se do të arrimë së bashku shumë më shumë se sa na e pret mendja. E ardhmja jonë është Europa, që di t’i vlerësojë prodhimet cilësore. Kur ne jemi angazhuar seriozisht, kemi bërë të mundura gjëra të pamundura. Nuk do ta ndal punë time deri s atë bëjmë realitet Shqipërinë anëtare të BE dhe disa prej përftimeve që vijën nga kjo janë ato për fermerët. Ne kemi humbur shumë mundësi, sepse kryeministri në ikje nuk e ka patur mendjen të thithë këto investime. Dikur quheshin kulakë, me përbuzje, sepse fermerët shqiptar ishin punëtorë dhe prodhonin. Nuk kishin nevojën ti shtrinin dorën as qeverisë. Ambicia ime është t’i kthej të gjithë fermerët shqiptarë në kulakë të pasur dhe krenarë”, tha Basha.

LAJMI KRYESOR: “Mirësevjen kryeministër”/ Demokratët presin Bashën me ovacione në Fier! Qytetarët mbushin qytetin me flamuj të PD-së dhe makina, kryedemokrati zhvendos aktivitetin politik në Ballsh e Roskovec

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne fier zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha lulzim basha ne fier zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll