Politike

Ziadin Sela: Edi Rama i detyrohet një ndjesë të madhe shqiptarëve në Maqedoni

30 Mars 2021, 17:30 Nga DOSJA
Ziadin Sela: Edi Rama i detyrohet një ndjesë të madhe

MAQEDONI- Kryetari i aleancës për shqiptarët, Ziadin Sel, ka folur në lidhje me video-mesazhin e Kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, ku bëri thirrje që shqiptarët në diasporë të regjistrohen masivisht për censusin.

Në një konferencë për shtyp,  Sela u shpreh se ‘Kryeministri i Shqipërisë i detyrohet një ndjesë të madhe shqiptarëve’, pasi sipas tij, mbrojtja e Ali Ahmetit nga ana e tij do të thotë dalje në krah të atyre që nuk e duan regjistrimin e shqiptarëve.

“Pyeteni kryeministrin, nuk e di çfarë do t’ju thotë sot, sepse ai në të njëjtën kohë e përmendi ‘vizionarin e madh’ dhe vazhdoi fjalinë me ata që s’lanë dy gurë bashkë kundër shqiptarëve në mënyrë që të dështonte regjistrimi i vitit 2011. E ta ata që s’lanë dy gurë bashkë kundër shqiptarëve është edhe Ali Ahmeti. Ali Ahmeti edhe sot është emëruesi i përbashkët i dyshes Zaev-Mickovski për ta prolonguar edhe këtë regjistrim, që të dështojë edhe ky. Kështu që, unë besoj që Kryeministri i Shqipërisë i detyrohet me një ndjesë të madhe shqiptarëve.”- tha ai.

(a.k.dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ziadin sela edi rama ziadin sela

Sondazh

Poll